Në kujtim të grevës së famshme të 3 shtatorit 1990 – Një ngjarje që përbashkoi Kosovën dikur, sikur po harrohet?!

- Gazeta e Prizrenit

Në kujtim të grevës së famshme të 3 shtatorit 1990 – Një ngjarje që përbashkoi Kosovën dikur, sikur po harrohet?!

Më 3 shtator 1990, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), drejtuar nga Hajrullah Gorani, kryetar organizoi një grevë të përgjithshme një ditore në Kosovë.

Grevës iu përgjigjën mijëra punëtorë, studentë dhe qytetarë në mbarë Kosovën, duke pezulluar punën dhe aktivitetet për një ditë.
Një nga kërkesat kryesore, ishte rikthimi në vendet e punës i punëtorëve shqiptarë që ishin larguar nga puna, në kundërshtim me të drejtat dhe konventat ndërkombëtare, të njohura si masa të dhunshme.

Kërkesa tjetër ishte mos pengimi i punës së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, tashmë të suprimuar me dhunë nga Serbia.
Greva ishte pjesë e rezistencës paqësore dhe sindikale të shqiptarëve të Kosovës (dhe një pjesë e komuniteteve joserbe) ndaj masave represive të regjimit serb dhe pasojave të suprimimit të Autonomisë së Kosovës.

3 shtatori tregoi se rezistenca në Kosovë nuk ishte vetëm politike, por përfshinte edhe punëtorët, sindikatat, studentët dhe qytetarët. Ajo ndodhi në një periudhë shumë të rëndë politike, pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989 dhe në kohën kur shumë shqiptarë po përballeshin me largime nga puna dhe diskriminim institucional.

Është e rëndësishme të bëhet dallimi mes grevës së 3 shtatorit 1990 dhe grevës së minatorëve të Trepçës të shkurtit 1989. Greva e Trepçës filloi më 20 shkurt 1989 dhe zgjati tetë ditë mbi 1.300 minatorë u ngujuan në nëntokë, duke e kthyer atë në një simbol të rezistencës së Kosovës.

3 shtatori 1990 ishte grevë e përgjithshme njëditore, përmes së cilës punëtorët dhe qytetarët e Kosovës kundërshtuan largimet nga puna, diskriminimin dhe pengimin e institucioneve të Kosovës, pas suprimimit dhunshëm të Autonomis.

Shkruan: Bashkim Kajdomçaj – koordinator i KMDLNJ-Prizren



Read it all at Gazeta e Prizrenit