Prizren: Qëlloi me armë për t’i trembur hajnat, policia ia konfiskon pistoletën dhe municionin

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Qëlloi me armë për t’i trembur hajnat, policia ia konfiskon pistoletën dhe municionin
Një person në Prizren ka përfunduar nën hetime pasi ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri për t’i paralajmëruar personat që dyshohet se po kryenin një vjedhje.
Ai më pas ia ka dorëzuar policisë armën e zjarrit, dy karikatorë dhe 27 fishekë, duke theksuar se posedon leje për armën për të cilën posedon leje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gëzim Qerreti” në Prizren.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit