Parashikimi i motit për të enjten, 10.09.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të enjten, 10.09.

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites pritet lokalisht të ketë zhvillime të vranësirave, duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Reshjet kryesisht do të jenë të përqëndruara në jug dhe perëndim të vendit, sidomos rreth zonave malore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe në zonat ku ka zhvillime, në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C. / MK



Read it all at Gazeta e Prizrenit