Të shtëna me armë në Blaq të Dragashit, ndalohet i dyshuari

- Gazeta e Prizrenit

Të shtëna me armë në Blaq të Dragashit, ndalohet i dyshuari

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Blaq të Dragashit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 09.09.2026, rreth orës 15:00.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës dhe një video-incizimi lidhur me rastin, ku ka identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin.

 

Me urdhër të prokurorit, policia ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, por nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.



Read it all at Gazeta e Prizrenit