Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ka njoftuar për një stërvitje të përbashkët që kanë realizuar me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në zonën stërvitore Hohenfels në Gjermani.
“Ky trajnim u mundëson forcave aleate dhe partnere të përballen me skenarë të ndryshëm në kushte presioni, me qëllim forcimin e aftësive për përshtatje dhe reagim në situata luftarake”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se trajnim u ofroi forcave aleate dhe partnere përvojë praktike në kushte reale, duke forcuar aftësinë e tyre për t’u përshtatur dhe për të përmirësuar shkathtësitë luftarake nën presion.
Njoftimin e ushtrisë amerikane për Evropë e Afrikë, e ka ndarë edhe FSK-ja në profilin zyrtar të saj.