Hamza: Vendi është futur në një situatë të panjohur, rastin do ta dërgojmë në kushtetuese

- Gazeta e Prizrenit

Hamza: Vendi është futur në një situatë të panjohur, rastin do ta dërgojmë në kushtetuese

Pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarës së Kuvendit  nga radhët e PDK-së Vlora Çitaku, PDK ka lëshuar sallën ku po mbahej seanca.

E pas kësaj lideri i PDK-së Bedri Hamza tha se kjo që po ndodh, po e dëmton vendin duke e futur në një situatë të panjohur. Ndërsa ka bërë të ditur se rastin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Vendi është futur në një situatë të panjohur dhe po dëmtohet. Nuk po u bënë përshtypje anarkia totale, mosrespektimi i Kushtetutes. Ne do ta dërgojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese”, tha Hamza./IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit