Sot në Prizren derbi Liria – Vëllaznimi

- Gazeta e Prizrenit

Sot në Prizren derbi Liria – Vëllaznimi

Sot, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, FC Liria pret KF Vëllaznimin, në kuadër të javës së pestë të Raiffeisen Ligës së Parë.

Ndeshja nis në orën 16:00 dhe vë përballë dy skuadra që kanë pasur një start të mirë të sezonit. Vëllaznimi kryeson tabelën me 9 pikë, ndërsa Liria renditet në vendin e gjashtë me 7 pikë.

Përballja pritet të sjellë një tjetër duel interesant në garën e Ligës së Parë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit