Një aksident tragjik ndodhi sot në fshatin Jasiq të Junikut, ku humbi jetën drejtuesi i një katërçiklete.
Viktima e këtij aksidenti është Shkëlqim Alaj, nga Drenoci i Vokshit në Komunën e Deçanit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 13:40, ndërsa si pasojë e lëndimeve të marra, Alaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.