Arrestohet një person, kërkohej nga Gjermania me urdhërarrest ndërkombëtar

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohet një person, kërkohej nga Gjermania me urdhërarrest ndërkombëtar

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi rezultonte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë të dielën rreth orës 17:46 në rrugën “Presheva”, ku gjatë verifikimit rezultoi me urdhërarrest aktiv të lëshuar përmes ILECU-së me kërkesë të autoriteteve të Gjermanisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen në përputhje me procedurat ligjore.



Read it all at Gazeta e Prizrenit