BIK-u merr vendim: Flamuri i UÇK-së do të vendoset në të gjitha institucionet islame

- Gazeta e Prizrenit

BIK-u merr vendim: Flamuri i UÇK-së do të vendoset në të gjitha institucionet islame

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të gjitha institucionet e Bashkësisë Islame të stolisen me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur sot, më 15 shtator 2026.

Sipas vendimit, flamuri i UÇK-së do të vendoset në objektet e xhamive dhe mesxhideve, përfshirë edhe në minaret e tyre.

Në vendim thuhet se ky veprim bëhet në shenjë organizimi, solidariteti dhe nderimi për luftën e UÇK-së.

Po ashtu, Bashkësia Islame shpreh urimin dhe shpresën që të gjithë të akuzuarit në Hagë të lirohen nga aktakuzat dhe të shpallen të pafajshëm.

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Këshillat e Bashkësisë Islame, drejtuesit e institucioneve arsimore, si dhe imamët dhe nëpunësit e xhamive në mbarë Kosovën.

Vendimi është nënshkruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, dhe hyn në fuqi menjëherë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit