Prizren: Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre mijëra euro

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre mijëra euro

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të tentim-kontrabandimit të mallrave në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore të autobusëve që hynin në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit doganor, i cili përfshin verifikimin e bagazhit të automjetit si dhe bagazheve personale të udhëtarëve, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara.

Në bagazhin e autobusit është gjetur një aparat kafeje i ri, i papërdorur, si dhe mallra të tjera të shoqëruara me faturë, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore. Vlera e përgjithshme e mallrave të zbuluara vlerësohet rreth 4,100 euro.

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e parapara sipas legjislacionit doganor dhe ka iniciuar procedurat përkatëse ndaj rastit.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës, duke garantuar njëkohësisht konkurrencë të drejtë dhe zbatim të barabartë të ligjit në të gjitha pikat kufitare.



Read it all at Gazeta e Prizrenit