Albin Kurti arrin në Nju Jork, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë

- Gazeta e Prizrenit

Albin Kurti arrin në Nju Jork, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Nju Jork  të SHBA-së ku do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së.

Zyra e kryeministrit thotë se Kurti do të takohet me “liderë botërorë” dhe se qëllimi i takimeve do të jetë forcimi i vlerave dhe interesave të Kosovës.

“Qëllimi kryesor i takimeve do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Zyra e Kryeministrit.

Gjatë qëndrimit në Amerikë,  Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës”, thuhet në njoftim



Read it all at Gazeta e Prizrenit