Bizneset kosovare mund të dërgojnë mallra jashtë vendit pa paguar doganë

- Gazeta e Prizrenit

Bizneset kosovare mund të dërgojnë mallra jashtë vendit pa paguar doganë

Kosova është pranuar në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet, i cili u mundëson bizneseve të dërgojnë përkohësisht mallra, pajisje dhe mostra jashtë vendit pa pagesën e detyrimeve doganore dhe taksave të importit.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).

ATA Carnet njihet si “pasaporta e mallit”. Dokumenti do të lëshohet nga OEK dhe mund të përdoret për mallra dhe pajisje që dërgohen në panaire, ekspozita apo aktivitete të tjera jashtë Kosovës.

 

Sipas OEK-ut, dokumenti i thjeshton procedurat doganore dhe lehtëson kthimin e mallrave në Kosovë pas përdorimit të tyre jashtë vendit.

OEK vlerëson se përfshirja në këtë sistem do t’u krijojë bizneseve kosovare më shumë mundësi për pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare, promovimin e produkteve “Made in Kosovo” dhe zgjerimin e eksporteve.

Oda Ekonomike e Kosovës pritet t’i informojë bizneset për procedurat dhe kushtet për përdorimin e ATA Carnet.



Read it all at Gazeta e Prizrenit