Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të raportit të fundit 24-orësh, ku janë evidentuar dhjetëra raste në trafik dhe veprime policore.
Sipas të dhënave, janë regjistruar 28 aksidente trafiku, prej tyre 10 me persona të lënduar dhe 18 me dëme materiale. Në këtë periudhë nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Në kuadër të aktiviteteve policore, 19 persona janë arrestuar, ndërsa 7 persona janë dërguar në mbajtje. Një person është në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është evidentuar asnjë person në ndalim policor.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar gjithsej 1,909 tiketa trafiku.