Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, Gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në ultësira, ndërsa në zonat malore do të paraqiten në formë të borës.
Po ashtu, edhe gjatë ditës, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C./MK