Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për Kuvendin dhe formimin e Qeverisë

- Gazeta e Prizrenit

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për Kuvendin dhe formimin e Qeverisë

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas skadimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh, ndërsa ka vlerësuar se zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Përmes vendimit të publikuar dhe të dërguar mediave, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit ka kaluar para se të përmbyllej ky proces.

Sipas Gjykatës, kalimi i këtij afati ka si pasojë edhe fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, në rast se posti është vakant, si dhe për zgjedhjen e Qeverisë.


Në vendimin e saj, Gjykata ka specifikuar se Kuvendi është konstituuar pas afatit të përcaktuar me Kushtetutë.

“TË KONSTATOJË që Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit tridhjetë (30) ditor, të përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.



Read it all at Gazeta e Prizrenit