Vdes një person nga Romaja e Hasit në aksident afër Gjonajt

- Gazeta e Prizrenit

Vdes një person nga Romaja e Hasit në aksident afër Gjonajt

Sot, më datën 23.09.2026, rreth orës 18:22, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në segmentin rrugor Landovicë – Gjonaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, është raportuar për persona me lëndime të rënda trupore.

Patrulla policore ka reaguar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Me të arritur në ora 18:30, zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksident trafiku me pasoja vdekjen.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i urgjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e një personi. Viktima është Z. Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë, Komuna e Prizrenit, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar motoçikletën.

Për rastin janë njoftuar hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut, eprorët përkatës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.



Read it all at Gazeta e Prizrenit