VV-ja propozon përfaqësuesit në 16 komisionet e Kuvendit – ( emrat )

- Gazeta e Prizrenit

VV-ja propozon përfaqësuesit në 16 komisionet e Kuvendit – ( emrat )

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur emrat e deputetëve që do ta përfaqësojnë grupin parlamentar në komisionet e Kuvendit të Kosovës.

Propozimet janë paraqitur në seancën e sotme nga deputetja Arbërie Nagavci.

Kuvendi ka miratuar strukturën e 16 komisioneve parlamentare. Shumica do të kenë nga 11 anëtarë, ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të ketë 12 anëtarë.

Sipas marrëveshjes në Kryesi, tetë komisione do të drejtohen nga Vetëvendosje.

Këta janë deputetët e propozuar nga VV-ja:

Komisioni për Buxhet:
Enver Haliti është propozuar kryetar. Anëtarë janë Ilir Kërçeli, Valon Hoti, Elvira Ibrahimi-Hoti dhe Arbërie Nagavci.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim:
Fahrush Rexhepi është propozuar për zëvendëskryetar të parë.

Komisioni për Legjislacion:
Vigan Qorrolli është propozuar kryetar. Pjesë e komisionit janë edhe Adnan Rrustemi, Arjeta Rexhepi, Blerim Gashi dhe Artan Abrashi.

Komisioni për Integrim Evropian:
Liza Gashi është propozuar zëvendëskryetare e parë. Anëtarë janë Krenare Qerkini, Adelina Grainca, Fjolla Ujkani dhe Blerim Gashi.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë:
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni është propozuar kryetare. Anëtarë janë Shqipe Mehmeti-Selimi, Artan Abrashi, Nezir Kraki dhe Vigan Qorrolli.

Komisioni për Arsim dhe Shkencë:
Arjeta Fejza është propozuar zëvendëskryetare e parë. Në komision janë edhe Arjeta Rexhepi, Fahrush Rexhepi, Taulant Kelmendi dhe Arbërie Nagavci.

   

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion:
Taulant Kelmendi është propozuar zëvendëskryetar i parë. Anëtarë janë Ilir Kërçeli, Ejup Ahmeti, Valon Ramadani dhe Liza Gashi.

Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport:
Arsim Ademi është propozuar kryetar. Anëtarë janë Alban Bajrami, Filiz Mustafa, Adelina Grainca dhe Drita Pajaziti.

Komisioni për Shëndetësi:
Sulejman Meholli është propozuar zëvendëskryetar i parë. Anëtarë janë Naim Bardiqi, Arsim Ademi, Fitim Haziri dhe Egzon Azemi.

Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal:
Alban Bajrami është propozuar zëvendëskryetar. Në komision janë Artan Konushevci, Egzon Azemi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Fitim Haziri.

Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes:
Mefail Bajqinovci është propozuar kryetar. Anëtarë janë Shqipe Mehmeti-Selimi, Arbër Rexhaj, Ilir Qeriqi dhe Sali Zyba.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione:
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku është propozuar kryesuese. Anëtarë janë Valon Hoti, Adelina Tërshana, Arbër Rexhaj dhe Arjeta Fejza.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike:
Jeton Raka është propozuar zëvendëskryetar i parë. Anëtarë janë Fatos Geci, Valon Ramadani, Valon Peci dhe Drita Pajaziti.

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së:
Sali Zyba është propozuar zëvendëskryetar i parë. Anëtarë janë Luan Aliu, Agim Bahtiri, Mimoza Shala dhe Rufki Suma.

Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini:
Nezir Kraki është propozuar kryetar. Anëtarë janë Edona Lalloshi, Bylbyl Sokoli, Adriana Matoshi dhe Armend Baloku.

Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur:
Arton Konushevci është propozuar kryetar. Anëtarë janë Adnan Rrustemi, Osman Musliu, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Sulejman Meholli.



Read it all at Gazeta e Prizrenit