Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Shotë Galica” në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, zëdhënës rajonal i Policisë në Prizren.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur dje, pasi Policia ka pranuar informatën se një person mashkull nuk po u përgjigjej thirrjeve dhe dyshohej se mund të ishte në gjendje të rënduar.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku personi është gjetur pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Ndërkohë, Gazeta Sinjali ka raportuar se bëhet fjalë për Elvir Batalin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe: