Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se PDK-ja e pranon Justina Shiroka-Pulën si kandidate për Presidente të Kosovës, të propozuar nga kryeministri Albin Kurti.
Megjithatë, Hamza ka njoftuar se PDK-ja do ta propozojë Eliza Hoxhën si kundërkandidate për këtë pozitë.
“Është dashur të ndodhë kjo para disa ditësh dhe është dashtë të kishte seriozitet për këtë çështje dhe për vendin. Për PDK do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim ta votojmë ligjin dhe ta përfundojmë këtë”, ka thënë Hamza.