Komuna e Malishevës ka formuar Mekanizmin Ndërinstitucional për Parandalimin e Incidenteve dhe Trajtimin e të Miturve me Sjellje Asociale dhe në Konflikt me Ligjin, i cili sot ka mbajtur mbledhjen e parë.
Ky mekanizëm është formuar me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ndërsa pjesë e tij janë të gjitha institucionet që merren me trajtimin e kësaj kategorie.
Drejtues i këtij mekanizmi është nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ndërsa koordinatore është u.d. e drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale, Besjanë Mazreku. Pjesë e këtij mekanizmi janë edhe Drejtoritë për Shëndetësi, ajo për Arsim dhe Edukim, Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Kosovës.
Qëllimi i këtij mekanizmi është bashkërendimi i punës së institucioneve për parandalimin e incidenteve, identifikimin dhe trajtimin e rasteve, si dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për të miturit me sjellje asociale apo në konflikt me ligjin.