Kërkohej nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

- Gazeta e Prizrenit

Kërkohej nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një shtetas kosovar i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar për veprën penale “vjedhja e rëndë” është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekstradimi është realizuar më 8 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.


Pas ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdimin e procedurave ligjore.

Sipas Policisë, ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit