10 miliardë euro parashikohet buxheti për vitin 2027 nga rreth 9 miliardë që ishte për vitin 2026. Ministria e Financave e Shqipërisë ka shpërndarë disa prej shifrave kryesore duke e bërë atë buxhetin më të madh të viteve të fundit.
Në buxhetin për vitin e ardhshëm parshikohet që të dyfishohet bonusi i pensionistëve duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Në dispozicion përë këtë kategori janë vendisur 20 miliardë lekë.
Po ashtu parashikohet që vitin që vjen bonusi i bebeve do të paguhet çdo muaj për 5 vite. Më shumë mbështetje parashikohet edhe për fermerët, me 5.3 miliardë lekë kompensim për TVSH-në, ndërsa për barnat parashikohet 1 miliard lekë më shumë.Rritje të ndjeshme marrin edhe financat vendore, me 17% më shumë.