Prizren: Nis renovimi i tri reparteve të Spitalit të Përgjithshëm

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Nis renovimi i tri reparteve të Spitalit të Përgjithshëm

Ka filluar renovimi i plotë i tri reparteve të rëndësishme të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit: Urologjisë, Ortopedisë dhe ORL-së, me qëllim të përmirësimit të kushteve për pacientët dhe personelin shëndetësor, përcjell Gazeta e Prizrenit. 

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se synimi është krijimi i ambienteve moderne, funksionale dhe dinjitoze, që mundësojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore.

“Qëllimi është i qartë: krijimi i ambienteve moderne, funksionale dhe dinjitoze, që mbështesin ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe krijojnë kushte më të mira për trajtim, qëndrim dhe punë”, ka deklaruar Hajdari.

Sipas tij, ky investim është pjesë e procesit të vazhdueshëm të përmirësimit të infrastrukturës spitalore, përmes investimeve dhe angazhimit institucional për krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.



Read it all at Gazeta e Prizrenit