UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve

- Gazeta e Prizrenit

UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, e ka dënuar me 35 mijë euro gjobë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), për shkak të shkeljeve të tifozëve gjatë ndeshjes Austri – Kosovë.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka shqiptuar dy gjoba ndaj FFK-së, njëra prej 15 mijë eurosh për “shfaqje mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”, ndërsa tjetra prej 20 mijë eurosh për “sjellje raciste dhe/ose diskriminuese”.
Përveç gjobës prej 20 mijë eurosh, FFK-së i është shqiptuar edhe masa e ndalimit të plotë të shitjes së biletave për tifozët e saj për një ndeshje si mysafire në garat e përfaqësueseve të UEFA-s.
 


Read it all at Gazeta e Prizrenit