Barazimi i kushton Hasit, Dellovës e Krasniqit, Amedspori humb kreun

- Gazeta e Prizrenit

Barazimi i kushton Hasit, Dellovës e Krasniqit, Amedspori humb kreun
Amedspori, skuadra e drejtuar nga trajneri Besnik Hasi, ku luajnë edhe futbollistët kosovarë Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, ka lëshuar pikë të rëndësishme në xhiron e shtatë të Superligës së Turqisë, duke barazuar 2:2.

Ky rezultat i kushtoi skuadrës në renditje, pasi para kësaj xhiroje ishte në krye të tabelës. Pas fitores 3:1 ndaj Kasimpashas të premten mbrëma, Galatasaray tani ka dy pikë më shumë se Amedspori.

Në golin e dytë të Amedsporit, të shënuar në minutën e 67-të, rol të rëndësishëm pati Ermal Krasniqi. Pas një aksioni të mirë në zonë, futbollisti kosovar goditi shtyllën me të majtën, ndërsa topi i kthyer vazhdoi aksionin, të cilin Samuel Ballet e konkretizoi me një supergol për rezultatin 2:1.


Ndërkohë, Lumbardh Dellova u zëvendësua në minutën e 84-t, kurse Krasniqi e përfundoi paraqitjen në minutën e 92-të.

Barazimi e lë Amedsporin prapa Galatasarayt në garën për kreun e tabelës.



Read it all at Gazeta e Prizrenit