Shiroka-Pula: KFOR-i ka rëndësi të veçantë për sigurinë e Kosovës

- Gazeta e Prizrenit

Shiroka-Pula: KFOR-i ka rëndësi të veçantë për sigurinë e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka theksuar rëndësinë e pranisë së KFOR-it për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, gjatë ceremonisë së sotme të ndërrimit të komandës së këtij misioni.

“Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë”, ka deklaruar ajo, sipas njoftimit të Presidencës.

Shiroka Pula ka vlerësuar se prania dhe mandati i KFOR-it, së bashku me bashkëpunimin me institucionet vendore, kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në forcimin e besimit të qytetarëve.

Ajo ka theksuar se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar kapacitetet dhe përgjegjësitë e tyre, duke vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja ka shprehur mirënjohje për ushtarakët e shteteve kontribuuese që kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999.


Gjatë fjalimit, Shiroka Pula ka riafirmuar edhe synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Synimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO mbetet i qartë”, ka thënë Shiroka Pula.

Ajo ka shtuar se Kosova synon të bëhet kontribuuese e drejtpërdrejtë në siguri, duke marrë pjesë përkrah aleatëve në përpjekjet për paqe.

Në fund, presidentja ka falënderuar gjeneralmajorin Ozkan Ulutaş për shërbimin dhe bashkëpunimin, ndërsa gjeneralmajorit Roberto Vergori i ka uruar suksese në detyrën e re në krye të misionit të KFOR-it.



Read it all at Gazeta e Prizrenit