Zbulohen dy raste me kok*ainë në Vërmicë, dyshohet një shtetas shqiptar

- Gazeta e Prizrenit

Zbulohen dy raste me kok*ainë në Vërmicë, dyshohet një shtetas shqiptar

Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë janë gjetur 5.31 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa lidhur me rastin dyshohet një shtetas i Shqipërisë.

Sipas raportit të Policisë, substanca është zbuluar narkotike më 16 tetor rreth orës 16:20, gjatë kontrollit në hangarin ku bëhet kontrolli i automjeteve.

Pas shqyrtimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka dyshuar se substanca i përket një shtetasi të Shqipërisë, të cilit gjatë kontrollit të automjetit më 4 tetor i ishin gjetur edhe 0.91 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Për rastin e mëparshëm ishte iniciuar procedurë, ndërsa pas konsultimit me prokurorin, rasti i është referuar Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) për procedura të mëtejshme.



Read it all at Gazeta e Prizrenit