Vogëlushi thërret ezanin gjatë marrjes së injeksionit, videoja bëhet virale me mbi 1.4 milion pëlqime

- Gazeta e Prizrenit

Vogëlushi thërret ezanin gjatë marrjes së injeksionit, videoja bëhet virale me mbi 1.4 milion pëlqime

Një video e një vogëlushi filipinez, i identifikuar si Teytey, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ai shihet duke thirrur ezanin gjatë marrjes së një injeksioni.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve, duke marrë më shumë se 1.4 milion pëlqime.

Gjatë procedurës, vogëlushi dëgjohet duke shqiptuar fjalët “Eshhedu en la ilahe il-lallah”, pjesë e shehadetit islam, që shpreh dëshminë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut.

Mënyra se si ai e thërret ezanin, ndërsa infermierja po i jep injeksionin, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Disa përdorues janë emocionuar nga momenti, ndërsa të tjerë e kanë vlerësuar mënyrën se si vogëlushi përballoi frikën dhe parehatinë.

 

Videoja është shoqëruar edhe me mesazhe për rolin e besimit në jetën e fëmijëve, duke e paraqitur atë si një burim ngushëllimi dhe force në momente të vështira.

“Ndonjëherë, mësimet më të sinqerta për besimin vijnë nga zemrat më të vogla”, thuhet në mesazhin që shoqëron publikimin.


Read it all at Gazeta e Prizrenit