Prizren: Lëndohet një person në aksident mes dy veturave te Transiti

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Lëndohet një person në aksident mes dy veturave te Transiti

Një person u lëndua si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa përveç lëndimeve trupore janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Lajmin për Gazetwn e Prizrenit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datën 19.10.2026, rreth orës 16:08, është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, në rrugën ‘Transiti i vjetër’ në Prizren. Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku një person ka pësuar lëndime trupore”, deklaroi ai.

Sipas tij, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.



Read it all at Gazeta e Prizrenit