Vendet evropiane që zbatojnë ndryshimin sezonal të orës do të kalojnë në orën dimërore të dielën, më 25 tetor 2026. Ndryshimi do të bëhet gjatë natës, kur akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa.
Në Kosovë, Gjermani dhe në vendet e tjera të rajonit që ndjekin këtë sistem, ora 03:00 do të kthehet në 02:00. Si rezultat, qytetarët do të kenë një orë më shumë gjumë, ndërsa ditët do të shkurtohen dhe errësira do të bjerë më herët në mbrëmje.
Kalimi në orën dimërore është pjesë e sistemit të ndryshimit sezonal të kohës, që synon përshtatjen e orarit me ndryshimet e dritës gjatë stinëve të vitit.
Ndërkohë, rikthimi në orën verore është paraparë për të dielën, më 28 mars 2027, kur akrepat do të lëvizin një orë përpara.
Ndryshimi i orës në fund të tetorit shënon përfundimin e periudhës së orës verore dhe hyrjen në sezonin e dimrit sipas kohës zyrtare.