Tentoi t’i ikte policisë me motoçikletë: Arrestohet i dyshuari në Prizren, i gjenden kokainë, marihuanë dhe para

- Gazeta e Prizrenit

Tentoi t’i ikte policisë me motoçikletë: Arrestohet i dyshuari në Prizren, i gjenden kokainë, marihuanë dhe para

Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në Prizren, pasi dyshohet për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 20 tetor 2026, rreth orës 22:40, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.

Gjatë kontrollit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 0.46 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 5.72 gramë marihuanë, 360 euro para të gatshme dhe një telefon.

Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe motoçikletën me të cilën i dyshuari kishte tentuar të largohej nga zyrtarët policorë.

Gjatë tentimit për t’u larguar, i dyshuari është ankuar se kishte lënduar krahun, për çka ka pranuar trajtim mjekësor.

Pas trajtimit, ai është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të organeve kompetente është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Blerje dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve”./IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit