Prizren: Reagimi i shpejtë i mësuesve parandalon tragjedinë me nxënësin

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Reagimi i shpejtë i mësuesve parandalon tragjedinë me nxënësin

Një ndërhyrje e menjëhershme e stafit të shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren i ka shpëtuar jetën një nxënësi të klasës së gjashtë, jeta e te cilit po rrezikohen pasi i kishte ngecur një pjesë lapsi kimik në fyt, percjell Gazeta e Prizrenit.

Disa nga stafi e mësimdhënës reaguan me shpejtësi duke i liruar rrugët e frymëmarrjes nxënësit A. C., i cili kishte vështirësi të rënda në frymëmarrje.

Drejtuesit e shkollës e vlerësuan reagimin e stafit si një akt domethënëse e vendimtar, duke theksuar se qetësia dhe gatishmëria në situata emergjente dëshmojnë përgjegjësinë e shkollës për sigurinë e nxënësve. / Gazeta e Prizrenit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit