Parashikimi i motit për të premten, 23.10.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të premten, 23.10.

Të premten, gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, do të kalojë fronti i ftohtë, i cili lokalisht do të sjellë rrebeshe shiu, të shoqëruara disa me shkarkesa rrufesh. Më pas, pritet vranësirat të tërhiqen në pjesën më të madhe të vendit, sidomos orëve të pasdites.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por me dominim nga veriu. Herë pas here, gjatë kalimit të frontit, lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-46 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C. / MK



Read it all at Gazeta e Prizrenit