Ndërkaq, për sipërfaqet bujqësore kanë përfituar 4 mijë e 765 fermerë, me një shumë të përgjithshme prej 5 milionë e 705 mijë e 211.89 eurosh.
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka bërë të ditur se listat e fermerëve përfitues janë publikuar në faqen zyrtare të institucionit, ku secili fermer mund të kontrollojë nëse është përfshirë në pagesat e realizuara.
Listat e përfituesve mund t’i gjeni në këtë link:
https://azhb-rks.net/sq/lista-e-perfituesve
AZhB ka njoftuar gjithashtu se po vazhdon punën për ekzekutimin e pagesave të tjera të parapara në kuadër të programit të subvencionimit.
Sipas të dhënave zyrtare, gjithsej 33 mijë e 460 fermerë kanë aplikuar për mbështetje financiare në këtë proces.
Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për realizimin e pagesave dhe mbështetjen e fermerëve, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë.