Parashikimi i motit për të dielën, 25.10.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të dielën, 25.10.

Të dielën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, nga perëndimi i vendit të kalojë një sistem frontal i dobësuar, i cili pritet të sjellë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve afatshkurtra, pa përjashtuar mundësinë për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në zonat malore priten reshje bore.

Përndryshe, orët e para të mëngjesit do të jenë kryesisht të vranëta, ndërsa gjatë ditës moti do të vijojë me diell dhe vranësira, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10-27 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C. /MK



Read it all at Gazeta e Prizrenit