Një person i dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile është ndaluar më 25 tetor në pikën e kalimit kufitar në Merdar.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet për përfshirje në një rast të krimeve të luftës kundër popullsisë civile, të lidhur me Prishtinën në vitin 1999.
“Prishtinë / Viti 1999. Më 25.10.2026 në PKK Merdar është ndaluar i dyshuari kosovar për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në veprën e lartcekur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.