Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert (Sylejman) Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Përmes një kërkese për bashkëpunim me qytetarët, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, po kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Sipas njoftimit të Policisë, Albert Sylaj ka lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan dhe kërkohet për veprën penale të vrasjes së rëndë.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e tij, të kontaktojnë autoritetet ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.
Informacionet mund të jepen në këta numra telefoni:
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata