I arrestuari Edon Bytyqi kishte kërkuar para në 37 familje, në emër të kolonelit Nexhmi Krasniqi

- Gazeta e Prizrenit

I arrestuari Edon Bytyqi kishte kërkuar para në 37 familje, në emër të kolonelit Nexhmi Krasniqi

Javën që lamë parë është ekstraduar në Kosovë i shumëkërkuari nga sistemi i drejtësisë, Edon Bytyqi. Ai po kërkohej për disa vepra penale dhe ishte i shquar si mashtrues që kërkonte para në emër të disa figurave të njohura në vend.

Në mesin e tyrë është edhe koloneli i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se Bytyqi kishte kërkuar në emër të kolonelit Krasniqi në plot 37 raste të ndryshme.

Bytyqi, përmes paraqitjes së rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm përdorte emrin e kolonelit për t’i vënë në lajthitje qytetarët, duke i mashtruar që t’i dërgonin para përmes institucioneve të transfereve financiare.



Read it all at Gazeta e Prizrenit