Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për sektorin publik është e paraparë me Ligjin e Buxhetit dhe do të paguhet në fillim të vitit të ardhshëm.
Ministri kundërshtoi edhe deklaratat se komunat po penalizohen nga rishikimi i buxhetit, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e fondeve u dedikohet pikërisht komunave.
Sa i përket pagës së 13-të, Murati tha se ajo ka qenë e paraparë në Ligjin e Buxhetit tash e tri vjet dhe se pagesa e saj për vitin 2026 ishte planifikuar të bëhej në fillim të vitit.
Ai shtoi se veprimet aktuale përbëjnë vetëm mbulim të hershëm të hendekut buxhetor, sipas parashikimeve të ligjit, ndërsa theksoi se paga e 13-të për vitin e ardhshëm do të paguhet në fillim të vitit 2027.