Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do të zhvillohen sipas shtrirjes së përcaktuar në Librin e Kandidaturës, ku përfshihen edhe Peja, Gjakova, Prizreni, Drenasi dhe Skenderaj.
Pas takimit të radhës të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare (KOLM), Kurti ka thënë se në këtë takim është diskutuar drafti i Masterplanit, projektet prioritare dhe vazhdimi i përgatitjeve për organizimin e Lojërave.
Kurti ka theksuar se shtrirja në këto komuna ishte pjesë e propozimit të Kosovës që nga aplikimi dhe se pikërisht me këtë koncept vendi fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave.