Të hënën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu. Në mbrëmje vonë, pak para ose rreth mesnatës, pritet gradualisht intensifikim i reshjeve.
Temperaturat do të shënojnë një rritje fare të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C. /MK