Gjendet i pajetë një person në Suharekë

- Gazeta e Prizrenit

Gjendet i pajetë një person në Suharekë

Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur të martën në Suharekë.

Rasti është raportuar më 03.11.2026, rreth orës 14:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor.

Sipas raportit policor, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.



Read it all at Gazeta e Prizrenit