Sot (e enjte) në këto zona të rajonit të Prizrenit parashihen ndërprerje të rrymës

- Gazeta e Prizrenit

Sot (e enjte) në këto zona të rajonit të Prizrenit parashihen ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 05.11.2026, do të kryhen punime përsiguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ky është orari sipas zonave:

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 35/10 [kV] Zhuri do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J07 Gorozhupi Dobrusht (kodi: 30035008) nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Vendet: Gorozhubi, Mile, Plane dhe një pjesë e Zhurit. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Përmirësimi i defekteve të gjetura me dron.

Nga NS 35/10[kV] Dikanca do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J05 Radesha (kodi: 30037006) nga ora 10:00 deri në ora 15:00. Vendet: Fshatrat: Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radesh. Arsyeja: Eliminimi i vërejtjeve të gjetura me dron.

Nga NS 110/35/10 [kV] Prizreni 1 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J14 Bodrumi (kodi: 30000014) nga ora 10:00 deri në orën 15:30 Vendet: Atmaxha, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushe, Nashec, Gurshite, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III, Zym Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave të TM.



Read it all at Gazeta e Prizrenit