Prizren: Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi

Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimeve në terren janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, është vendosur që punimet në këto tri objekte të ndërpriten deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës.



Read it all at Gazeta e Prizrenit