Tragjedi në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi bie me ATV nga lartësia
Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi dyshohet se kishte humbur kontrollin mbi motoçikletën me katër rrota (ATV) dhe kishte rënë nga një lartësi.
Rasti ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 15:00. Sipas Policisë, viktima me inicialet A.H. është gjetur i shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa pranë tij është gjetur edhe ATV-ja e dëmtuar.
Ekipi i Emergjencës, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Policia dhe Prokuroria janë duke hetuar rrethanat e këtij rasti tragjik.