Nisin punimet për fabrikën e municionit

- Gazeta e Prizrenit

Nisin punimet për fabrikën e municionit

Në Jahoc të Gjakovës kanë nisur punimet e para për ndërtimin e një prej projekteve më të rëndësishme të industrisë së mbrojtjes në Kosovë. Ministria e Mbrojtjes synon që deri në fund të këtij viti të nisë prodhimi i parë testues i municioneve ‘Made in Kosova’.

Por, sfidat për funksionalizimin e fabrikës së municionit janë më të mëdha sesa vetëm ndërtimi i objektit. Funksionalizimi i fabrikës kërkon përmbushjen e një sërë kushtesh: nga baza ligjore dhe procedurat administrative, deri tek instalimi i teknologjisë, trajnimi i personelit dhe standardet e sigurisë.

Pikërisht këto sfida, sipas ekspertëve, vënë në pikëpyetje nëse prodhimi i parë testues mund të nisë brenda afatit të paralajmëruar.

Kjo është hapësira ku është planifikuar të ndërtohet Fabrika e Municionit në Jahoc të Gjakovës. Në lokacionin ku do të ngrihet ky kompleks industrial, tashmë kanë nisur punimet e para. Në terren shihen punëtorë dhe makineri të rënda, të angazhuara në ndërhyrjet fillestare për përgatitjen e hapësirës ku pritet të ndërtohet fabrika e parë e municionit në Kosovë.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmuar për RTK-në se projekti është duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë dhe marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE.



Read it all at Gazeta e Prizrenit