Policia identifikon shoferët që zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë në autostradë, gjobiten me nga 400 euro
Njësia për Kontroll të Autostradave, më 10 nëntor 2026, ka identifikuar shoferët e përfshirë në gara ilegale të shpejtësisë në autostradë, në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, shoferët janë gjobitur me nga 400 euro, u janë shqiptuar nga 4 pikë negative dhe u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike për 10 muaj.
Gjithashtu, automjetet janë konfiskuar për shkak të dyshimeve për modifikime dhe do t’i nënshtrohen kontrollit të jashtëzakonshëm teknik.