E mitura bie nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

- Gazeta e Prizrenit

E mitura bie nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë aksidentalisht nga një veturë në lëvizje në fshatin Reqan të Suharekës.

Rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 14:00, kur një mashkull kosovar ishte duke lëvizur me veturën e tij për bartjen e mallrave, ndërsa në automjet ndodhej edhe viktima e mitur.

Si pasojë e lëndimeve të marra, ajo është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërkaq, i dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.



Read it all at Gazeta e Prizrenit