Prizren: Lagjja “Dardania” sot për disa orë pa ujë

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Lagjja “Dardania” sot për disa orë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar banorët e lagjes Dardania në Prizren për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm, më 12 nëntor 2026.

Kjo për shkak të dyshimeve për një defekt në gypin me diametër Ø225 mm, gjatë ditës së nesërme, më 12.11.2026, do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në lagjen Dardania, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Mungesa e furnizimit pritet të jetë në intervalin kohor nga ora 10:00 deri në 16:00.

Ekipet teknike të kompanisë do të angazhohen në terren për verifikimin e gjendjes dhe identifikimin e problemit, me qëllim të ndërmarrjes së masave të nevojshme për evitimin e defektit dhe normalizimin e furnizimit me ujë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit